Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk është pranuar nga Asociacioni Frankofon i Gjykatave Kushtetuese (ACCF), në kongresin që u mbajt në Dakar të Senegalit.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i Zyrës për Komunikimin dhe Informimin në Kushtetuese, Veton Dula.
“Në Kongresin e 9-të të ACCF-së, të mbajtur në Dakar të Senegalit, më 1 qershor 2022, përkundër numrit të madh të votave të fituara, kërkesa e personave për anëtarësim sido që herë nuk u mbështet nga numri i domosdoshëm i gjykatësve , me një ndryshim minimal të votave për dhe kundër”, ka deklaruar Dula për KlanKosova.tv.