Kosova nuk din për humbje që nga viti 2014

E publikuar: 07/09/2016 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës nuk din për humbje që nga 24 maji i vitit 2014

Kosova ka nisur të shkruajë historinë. Të hënën mbrëma Përfaqësuesja jonë debutoi në garat ndërkombëtare, duke marrë një pikë ndaj Finlandës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusia 2018, përcjell Gazeta Express’.

Barazimi i me Finlandën, ishte i dyti për Kosovën në pesë ndeshjet e fundit e pa humbje. Që nga humbja ndaj Senegalit në Gjenevë me 24 maj të vitit 2014, Kosova ka zhvilluar pesë ndeshje.

Djelmoshat e Albert Bunjakit kanë arritur të fitojnë tre prej tyre, derisa kanë barazuar në dy të tjera, ecuri pozitive kjo për Kosovën, transmeton Gazeta Express.

Kosova 1:0 Oman

Kosova 2:0 Guinea

Kosova 2:2 Shqipëria

Kosova 2:0 Ishujt Faroe

Finlanda 1:1 Kosova