Kosova një nga temat kryesore në Samitin e NATO-s, paralajmërohet “prani më e qëndrueshme” e KFOR-it në Kosovë

E publikuar: 27/11/2023 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg ka thënë se çështja e Kosovës do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit në Samitin e Madh të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai përmendi rastet e fundit të incidenteve në veri, duke thënë se kemi parë “dhunë serioze” në këtë pjesë të Kosovës.

Sipas tij, këto ngjarje janë tentim-ndërhyrje nga Rusia për destabilizim të rajonit.

Ai konfirmoi se NATO ka shtuar 1 mijë trupa në Kosovë dhe po shqyrtohet që të ketë prani edhe më të qëndrueshme këtu.

“Bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së (Josep Borrell) ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon. NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 (njëmijë) trupa në Kosovë. Dhe ne jemi duke ekzaminuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë”.

Në një situatë të tillë të brishtë, ai shtoi se Kosova e Serbia duhet të riorganizohen në dialogun e lehtësuar të BE-së dhe të zgjedhin diplomacinë në vend të kaosit.