FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosova ka shënuar ngritje rekord, ndërsa ajo e Shqipërisë ka pasur rënie.
Argjentina vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Franca e dyta, Anglia e treti, Belgjika e katërta dhe Brazili e pesta, pasi ka rënë për dy pozita.
Holanda e gjashta, Portugalia bie e shtata, Spanja mbetet e teta, Italia e nënta dhe Kroacia në pozitën e dhjetë, përcjell Telegrafi.
The latest #FIFARanking is here! 💫
Tap the table to read more.
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 30, 2023
Kosova ka kaluar nga vendi i 105-të në pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë pas fitores ndaj Izraelit, barazimit me Zvicrën dhe humbjes nga Bjellorusia.
Shqipëria ka rënë nga pozita e 59-të në pozitën e 62-të me një total prej 1382.69 pikë.