Sport

Kosova nën “ethet” e FIFA-s

13.05.2016 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova nën “ethet” e FIFA-s

Kosova është në pritje të një vendimi për pranimin e federatës së saj të futbollit në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), e cila po mban Konferencën e saj të 66-të në Meksikë.

Shqyrtimi i çështjes së aplikimit të Kosovës për pranim në këtë mekanizëm ndërkombëtar të futbollit dhe votimi për pranimin ose jo të saj, pritet të ndodhë të premten, në ditën e dytë të këtij Kongresi.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, thotë për Radion Evropa e Lirë se sinjalet për pranimin e Kosovës në FIFA janë mjaft pozitive, për faktin se ajo ka plotësuar kushtet për një gjë të tillë.

Sipas tij, me pranimin në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA), që ndodhi me 3 maj, Kosova ka përmbushur kushtin bazik për pranim edhe në FIFA. Ademi thekson se anëtaret e UEFA-s, me disa përjashtime, parimisht duhet të votojnë për pranimin e Kosovës në UEFA.

“UEFA ka për detyrë ta mbrojë në FIFA anëtaren e vet, tashmë, Kosovën. Duke pasur parasysh edhe kontaktet tona me të gjitha federatat e mundshme, që janë të pranuara tashmë në FIFA, me 209 federata, kemi pasur korrespondencë dhe shkrime letrash dhe shpjegim të situatës së Kosovës. Shpresoj që delegacioni jonë në krye me Fadil Vokrrin dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Flamur Bunjakun, do ta vendosin flamurin në vendin e 210 të FIFA-s, për të qenë anëtare e rregullt dhe me të drejta të plota në FIFA”, tha Ademi.

Për pranim e Kosovës në FIFA, nevojitet shumica e thjeshtë e votave, që nënkupton 105 vota për nga 209 sa janë gjithsej.

Ademi thekson se është mjaft reale e Kosovës, që të merr shumicën e nevojshme të votave.

“Por, shpresoj që do të jetë votimi i hapur, siç është i paraparë dhe udhëheqja e këtij kongresi do të jetë me kryetarin e ri (Gianni) Infantino, i cili është një njohës shumë i mirë i të gjitha proceseve dhe rrugës të cilën e ka kaluar Kosova. Kjo, për faktin sepse, ai ishte më parë sekretarë i UEFA-s dhe përmes tij kanë shkuar të gjitha dokumentacionet, aplikimi dhe të gjitha letrat që është dashur t’i deponojmë atje”, ka theksuar Ademi.

Pritje pozitive për pranimin e Kosovës në FIFA kanë edhe ekspertët e futbollit në Kosovë. Trajneri Arbnor Morina, thotë se barrierën kryesore drejt pranimit në FIFA, Kosova tashmë e ka kaluar.

“Ajo që ka qenë më e vështirë, tashmë është tejkaluar, pra, pranimi në UEFA. Mendoj që Kosova i ka gjasat reale që të pranohet në Kongresin FIFA-s si anëtare e plotfuqishme”, theksoi Morina.

Megjithatë, ai shpreh mendimin se edhe pas pranimit në FIFA, Kosova duhen t’i qaset në mënyrë krejtësisht reale futbollit dhe zhvillimit të deritashëm të tij.

“Nuk duhet të kemi pritje euforike, sie kemi shpesh zakon që na kapë euforia që në start dhe të presim që kemi për të bërë mrekullinë futbollin evropian dhe botëror. Përpos futbollit, janë edhe disa elemente tjerë, të cilat janë shumë të nevojshme për të pasur një sukses”.

“E kam fjalën, në radhë të parë për infrastrukturën sportive. Pas luftës, i kemi humbur 15 vjet duke pritur se çfarë po ndodhë, në vend se ta modernizojmë infrastrukturën sportive, në këtë rast, të futbollit”.

Sidoqoftë, në rast se FIFA voton për pranimin e Kosovës në këtë Federatë, pritet që më pas të shqyrtohet edhe përfshirja në kualifikimet për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në Rusi më 2018, në grupin I, ku bëjnë pjesë edhe Kroacia, Ukraina, Turqia, Finlanda dhe Islanda./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Lushtaku për largimin e gazetares Sejda nga RTK: Kështu kemi qenë të përndjekur nga regjimi i Millosheviçit

Lushtaku për largimin e gazetares Sejda nga RTK: Kështu kemi qenë të përndjekur nga regjimi i Millosheviçit

Sunny Hill Festival – kur muzika bëhet diplomaci kulturore dhe urë mes Kosovës e diasporës

Sunny Hill Festival – kur muzika bëhet diplomaci kulturore dhe urë mes Kosovës e diasporës

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet