Kosova në UNESCO, temë e Serbisë dhe e Maqedonisë në Durrës

E publikuar: 26/08/2017 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maqedonia, kur të vijë koha e votimit për pranimin e Kosovës në UNESCO, do të jetë e përmbajtur, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq pas takimit të sotëm me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev në Durrës, transmeton Koha.net.

Bërnabiq, në margjina të takimit joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Durrës, është takuar edhe me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe pas takimit ka kumtuar se Maqedonia mbetet e përmbajtur lidhur me hyrjen e Kosovës në UNESCO.

“Sot kam biseduar me Zaevin për ngjarjet e ditëve të fundit. Kemi mirëkuptim mjaft të mirë rreth hapave të bashkëpunimit tonë. E kam ftuar ta vizitojë Serbinë në nëntor”, citon tanjug të ketë thënë ajo në Durrës.