Komiteti Ekzekutiv i UEFA të enjten në Shën Julius, në Maltë, ka filluar takimin e vet dy ditor. Në ditën e parë të takimit, në pikën “të ndryshme” është folur për kërkesën e Kosovës që të bëhet anëtare e barabartë e UEFA-s.
Siç është njoftuar më herët, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino të premten, nesër, do të flasë për përfundimet e nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv.
Medie serbe, duke njoftuar për këtë takim, shtojnë, transmeton Koha.net,se UEFA ka vendosur që të fusë funksionin “ vëzhgues special për Krimenë” pasi kjo siujdhesë është aneksuar nga Federata ruse e sipas vlerësimeve të UEFA-s, situata sportive në këtë rajon ende nuk është stabilizuar.