Kosova në OKB në këmbim të AKS?

E publikuar: 21/03/2018 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjidhja e çështjes së Kosovës po afrohet me hapa tëshpejt, por ende nuk duket e qartë se çfarë do të propozohet në tavolinën e bisedimeve në mes të Prishtinës e Beogradit.

Megjithatë, siç po bëhet e ditur nga mediet serbe, Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të kërkohet si zgjidhje në këmbim me anëtarësimin e Kosovës në OKB, njoftojnë mediet serbe.

Por, sikundër bëhet e ditur, AKS nuk do të ketë ingerenca ekzekutive. Këtë e kundërshton jo vetëm Prishtina, por e dhe BE dhe SHBA, ngase nuk duan që të ndodhë edhe një Republikë Serbe në Kosovë, transmeton RTK.