Sidoqoftë, ato ndonjëherë i kalojnë kufijtë e bukurisë pak më shumë dhe cilësohen pothuajse si engjëj në disa vende.
Dhe nëse jeni kureshtar të dini se ku do të mund t’i takoni femrat më të bukura të botës, shikojeni listën më poshtë të vendeve me femrat më të bukura.
Ukraina është e njohur për bukurinë e femrave, që është ndër vendet me femrat më të bukura. Ky vend ka gjithashtu edhe biznese për nuse përmes e-mail. Në disa raste kjo do të thotë parajsë për disa meshkuj të pafat të cilët janë në kërkim të dashurisë dhe kënaqësisë. Vendet më të mira ku mund t’i takoni femrat e bukura përfshijnë kryeqytetin Kiev, Odessa-në dhe bregun e Detit të Zi, transmeton Lajmi.net.
Suedia konsiderohet të jetë vendi me meshkujt dhe femrat që kanë një pamje më të bukur në të gjithë botën. Përveç disa vendeve me të vërtetë të bukura dhe aktrasioneve të tjera, vendi është i mbushur me femra dhe meshkuj të bukur!
Tailanda njihet më së shumti për natyrën, kulturën dhe shëndetësinë. Por, vendi është i njohur gjithashtu edhe për bukurinë e femrave të cilat janë të turpshme, por shumë miqësore dhe romantike vetëm pasi t’i njihni ato.
Femrat bullgare nuk janë jashtë listës së femrave më të bukura gjithashtu. Jo të gjithë e dinë se ky vend i vogël në Evropë ka disa prej femrave më të bukura të botës. Me shumë fshatra mesdhetare, qytete të bukura, rezorte për skijim dhe plazhe të bukura, Bullgaria është një vend ideal për t’u ndalur gjatë një udhëtimi. Femra të gjata, me trup të bukur mesatar, me sy të bukur dhe flokë të gjata të zeza, këto bukuroshe janë me të vërtetë miqësore dhe romantike.
Rusia gjithashtu thuhet se është shtëpi e femrave më të bukura në planet. Femra me trup seksi, sy të kaltër, flokë të bardha dhe shumë inteligjente. Të gjitha këto bukuroshe nuk janë vetëm në kryeqytetin e vendit. Gjatë gjithë rrugës prej Siberisë e deri në Moskë, ju do të shihni vajza të bukura.
Bota arabe dhe femrat e bukura shkojnë dorë për dore. Dhe kur është fjala për femrat e mrekullueshme arabe, ju do të gjeni shumë prej tyre në Liban. Nëse trupat e tyre të hollë, me kthesa dhe të diellosur nuk e kapin vëmendjen tuaj, sytë e tyre të mrekullueshëm patjetër se do e bëjnë. Zakonisht janë lënë jashtë nga lista të tilla, por femrat libaneze janë si mistere të bukura që presin për t’u zbuluar.
Në një listë e tillë sigurisht se nuk kalon pa u përmendur edhe India. Femrat indiane janë shumë religjioze dhe të kulturuara. Madje, edhe femrat më moderne transformohen në femra tradicionale gjatë kohës. Ato kanë shumë kujdes në çdo gjë që bëjnë, duke përfshirë trendët dhe kujdesin për meshkujt e tyre.
Femrat braziliane janë më të famshmet në botë, për shkak që ato kanë një trup dhe lëkurë tepër të bukur. Besohet se në Brazil jetojnë racat më të përziera të botës, dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka shumë femra të bukura atje. Vetëm njëherë pasi të shkoni në Brazil dhe t’i shihni biondet e bukura dhe zeshkanet, ju do të mahniteni.
Italia është një vend që ka kontribuar shumë. Ky vend na ka dhënë brende të njohura të veshjeve, veturave, picave dhe pastave, dhe natyrisht ka edhe diçka më tepër – femrat e bukura. Femrat italiane janë të famshme në të gjithë botën si modele super-të bukura. Ato njihen si “Bella” dhe janë shumë elegante dhe të vendosura në stilin e tyre.
Kanada është një vend me shumë grupe etnike, që është edhe arsyeja pse bukuroshet në këtë vend ekzistojnë. Ju atje do të gjeni femra të bardha, të zeza dhe të përziera që duken mjaft bukur. Shumica e tyre nuk vendosin grim, pasi që ato kanë dëshirë që të qëndrojnë në formë me trupat dhe fytyrat e tyre.
Ju lehtë mund të gjeni femra të bukura edhe në Kosovë. Femrat më të gjata ndodhen në zonën e Dukagjinit, përderisa shumica e tyre kanë një gjatësi mesatare. Femrat kosovare janë më të hapura dhe më të qeta – kjo ndoshta për shkak që ato e jetojnë jetën e natës më shumë. Vendi ku do t’i takoni femrat më të bukura të Kosovës padyshim që është kryeqyteti – Prishtina, ku pothuajse të gjitha vijnë në studime aty ose për punë. Ato janë sharmante, me stil dhe të bukura, me flokë të zeza të gjata dhe me trup me vija të theksuara.