Derisa disa artistë shqiptar kanë anuluar koncertet, shumica prej tyre nuk vepruan njëjtë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka shpallë ditë zie në shenjë respekti për viktimat e aksidentit të rëndë në Kroaci, shkruan lajmi.net.
Por, disa emra të estradës nuk e kanë respektuar rëndësinë e veçantë të kësaj dite, përkundër disa të tjerëve që janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të viktimave në Kroaci.
Ndërkohë që ngjashëm nuk vepruan Ledri, Lumi, Sabri Fejzullahu, Mimoza Shkodra, Dj Regard dhe Azet të cilët sonte do ti mbajnë koncertet e planifikuara në turneun e tyre veror.
Kujtojmë se në aksidentin e djeshëm të autobusit me targa kosovare i cili ishte duke transportuar mërgimtarë nga Gjermania për në Kosovë, humbën jetën 10 persona, u lënduan 45, ndërsa 15 prej tyre ishin me lëndime të rënda.