Asambleja Parlamentare e NATO-s ka vendosur që ta fus në agjendën e vetë edhe Kosovën, si vend pritës, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur, ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, pjesëmarrës në mbledhjen e drejtuesve të delegacioneve te Asamblesë Parlamentare.
“Në Prishtinë (në nëntor 2016) do te mbahet Seminari Rose-Routh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, ka shkruar Majko në Facebook.
“Kjo u vendos dje në mbledhjen e drejtuesve të delegacioneve të Asamblesë Parlamentare në Stavanger të Norvegjisë ku mbahet sesioni i radhës”.
“Ne maj të vitit tjetër ky sesion (me rreth 700 pjesëmarrës) do të mbahet në Tiranë”,ka shpjeguar Majko.


















