Kosova ndihet e sigurt nga mbështetja e forcave të ruajtjes së rendit, ashtu si britanikët, amerikanët e suedezët.
Ndërsa forcat e rendit dhe të sigurisë në Shqipëri nuk e kanë besimin e njerëzve, ashtu si në Kosovë, madje edhe shumë vende në rajon, duke lënë prapa vetëm Maqedoninë, shkruan sot Koha Ditore.
Indeksi i Ligjit dhe Rendit ka realizuar një sondazh për vitin 2016, ku njerëzit u janë përgjigjur pyetjeve nëse kanë besim te forcat e rendit, nëse ndihen të rrezikuar të ecin vetëm natën në zonën ku jetojnë, apo nëse janë grabitur gjatë 12 muajve të fundit.