Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka fituar miqësoren kundër Guinesë Ekuatoriale me rezultat prej 2-0.
Kosova e filloi takimin për mrekulli, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë përmes Mërgim Brahimit, i cili plasoi një goditje të mirë brenda zonës së kundërshtarit, shkruan Koha.net.
Tereni jo aq i mirë nuk i pengoi djelmoshat e Albert Bunjakut që të bëjnë një paraqitje shumë të mirë.
Guinea në minutën e 39’, mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Mbelle, duke ia lehtësuar punët Kosovës.
Edhe pjesën e dytë Kosova e filloi për mrekulli, duke shënuar edhe golin e dytë, përsëri përmes Brahimit, i cili në mënyrë mjeshtërore dërgoi topin në rrjetë në minutën e 47’.
Në minutën e 76’, barazohen forcat në fushë, pasi Liridon Latifi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në këtë takim. Përkundër numrit të njëjtë të lojtarëve në fushë, Guinea nuk arriti që të gjejë rrugën e golit, duke përfunduar kështu takimi me rezultat prej 2-0 në të mirë të Kosovës.