Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë në kualifikimet e Kupës Botërore të tenisit “Davis Cup”. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës, Shkëlzen Domi, i cili ka marrë konfirmimin nga Federata Botërore e Tenisit Kosova do të marrë pjesë në Grupin III të Europës në Kampionatin që do të fillojë më 29 shkurt të vitit 2016 në Estoni.
Tenistët kosovarë gjithashtu do të marrin pjesë edhe në Fed Cup 2016 që do të fillojë më 11 prill në Mal të Zi.