Kosova më shumë se një vit pa humbje, ka shënuar më së shumti gola se të gjitha kombëtaret tjera!

E publikuar: 21/11/2018 00:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka mbyllur vitin 2018 me një paraqitje të shkëlqyer ndaj Azerbajxhanit me rezultat 4-0.

Nuk ishte vetëm një përmbyllje e mrekullueshme si lidere e grupit, Kosova bëri shumë më shumë.

Përfaqësuesja jonë ka arritur të zgjerojë serinë e pamposhtshmërisë në 10 ndeshje pa pësuar humbje.

Pikërisht, është data e largët 9 tetor i vitit 2017 kur Kosova pësoi humbjen e fundit, pra më shumë se një vit.

Mbi të gjitha, Kosova është kombëtarja me diferencën më të mirë të golave në të gjithë Ligën e Kombeve me një diferencë prej +13.

Kosova ka shënua 15 gola dhe ka pranuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshjet e Grupit 3 të Ligës D.

Një përmbyllje e ëndrrave për atë që ishte viti më i mirë në historinë e futbollit të Kosovës.

Tash kemi të drejtë të ëndërrojmë…

/Telegrafi/