Kosova mbështet Ukrainën në rrugën e shpejtë drejt BE-së, pavarësisht vërejteve të Holandës për Ballkanin

E publikuar: 29/03/2022 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla-Schëarz kundërshtoi vërejtjen e kryeministrit holandez, Mark Rutte se anëtarësimi i shpejtë i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të krijonte zhgënjim dhe paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor.

Gervalla-Schëarz tha për Neësëeek se Prishtina “me gjithë zemër” mbështet kërkesën e Kievit që procesi për anëtarësim në BE të përshpejtohet.

Rutte paralajmëroi javën e kaluar se një rrugë e përshpejtuar për Ukrainën mund të minojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ka edhe vende të tjera që duan anëtarësimin”, tha Rutte.

Por, Gervalla-Schëarz tha se Kosova e njohur nga Brukseli si një kandidate e mundshme për anëtarësim në BE, beson se blloku duhet të miratojë një proces të ri të shpejtë dhe ta shtrijë atë jo vetëm në Ukrainë, por në të gjitha vendet e Ballkanit që janë të përkushtuar ndaj integrimit evropian.

“Situata aktuale është shumë komplekse dhe është e rrezikshme, Kjo nuk vlen vetëm për situatën në Evropën Lindore dhe Ukrainë, por për më tepër për situatën në përkeqësim në Ballkan. Prandaj, ne jemi për process të shpejtur jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit, të cilët janë vërtet të përkushtuar ndaj parimeve të BE-së”, tha ajo.

Tutje, Ministrja Gervalla u shpreh se Ukraina e meriton të jetë anëtare e BE-së, raporton Neës Ëeek, transmeton Klankosova.tv.

“Për ne, BE-ja nuk është para së gjithash një bllok ekonomik, por është përgjigja më e mirë evropiane për sigurimi dhe paqe. Dhe Ukraina me siguri është një pjesë e Evropës dhe meriton të jetë një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian”, tha ajo.