Kosova luan sot me Greqinë

E publikuar: 14/10/2020 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Greqisë për tu përballur në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” me fillim nga ora 20:45 do përballen kundër Greqisë në stadiumin “Athens Olympic Stadium” ku dëshirojnë që të paktën nga seria e tmerrshme e ndeshjeve pa fitore, të gjejnë vetën ndaj grekëve drejt triumfit.

Kosova do jetë me shumë mungesa ku Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova janë të fundit të cilët i bashkohen listës së lënduarve.

Pavarësisht këtyre mungesave thuhet se skuadra e “Brazilit të Ballkanit” janë të motivuar për lojë dhe i gjithë grupi janë të gatshëm pavarësisht se kush do luajë, që ta japin më të mirën për ta shuar serinë e tmerrshme të ndeshjeve pa fitore.