Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët e saj llogarit që 92 vende anëtare të UNESCO-s do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se pragu prej dy të tretave i votave nga 195 vendet anëtare të UNESCO-s do të jetë vështirë i arritshëm.
Qeveritarët disa orë para se të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, kanë thënë se shpresojnë që Kosova të arrijë numrin e duhur të votave për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në bazë të një liste të hartuar nga Qeveria dhe partnerët e saj, llogaritet se 62 vende anëtare janë deklaruar se do të votojnë pro. Sipas listës ku është kalkuluar dhe komentuar disponimi i vendeve me të drejtë vote, deri më datën 6 të këtij muaji, si vota të garantuara llogariten 32, përderisa nga shifra totale prej 92 shtetesh në të cilat llogarit Kosova, 30 sosh deri më 6 nëntor nuk e kanë konfirmuar votën pro. Megjithatë, Kosova i ka futur në listën jeshile këto 30 vende… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Lista e Vendeve që pritet të votojnë për



















