Lajmet

Kosova ka buxhet për ushtri moderne

17.09.2016 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova ka buxhet për ushtri moderne

Udhëheqës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se shndërrimi i saj në një Forcë të Armatosur do të bëhet në përputhje me standardet e NATO-s, si një “ushtri moderne me kapacitete të plota”.

Ata thonë se Forca e Sigurisë është duke u përgatitur që të marrë përgjegjësi edhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova i ka kapacitetet e mjaftueshme për të themeluar ushtrinë sipas standardeve të NATO-s, duke u mbështetur edhe në ndihmën që do të gëzonte nga perëndimi.

“Kemi buxhet në afat 10-vjeçar, që ne gradualisht do ta ndërtojmë një forcë moderne bazuar edhe në standarde të NATO-s. Do të jetë një forcë jo shumë e madhe, profesionale dhe e ndërveprueshme edhe me partnerët tanë”, shpjegon Rama.

Gjenerallejtënant Rama thotë se Kosova, në të ardhmen, do ta ketë ushtrinë e saj me të gjitha kapacitet operacionale.

“Do të ketë mjete të blinduara, pajisje taktike ose xhipa taktikë, por edhe armatimin që ne e kemi planifikuar deri në një në kalibër të caktuar. Qëllimi dhe synimi ynë është që planet t’i koordinojmë me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”,thotë ai.

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, që nënkupton kalimin nga një forcë e angazhimeve e veprimeve për emergjenca në një forcë me karakter të plotë ushtarak, është paraparë pas një vlerësimi të sektorit të sigurisë në vend dhe rekomandimeve që NATO ka dhënë për përmbushjen e kapaciteteve operacionale.

Zyrtarë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se kjo Forcë, tashmë ka realizuar gjithë programin e saj dhe është e gatshme për transformim të mëtejmë.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova ka mundësi që ta ketë një ushtri moderne dhe të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.

“Mbi bazën e buxhetit aktual, është paraparë që për çdo vit të ketë një ngritje prej pesë milionë të buxhetit për Forcën e Sigurisë. Kuptohet në Raport me këtë forcë atëherë do të shkojë edhe ngritja e ushtrisë edhe pajisja e saj si me teknikë apo qoftë edhe me armatim në raport me fuqinë financiare”, thekson Shala

Por, jo të gjithë shprehin mendimin për kapacitetet që FSK-ja mund të ketë për shndërrim në Forcë të Armatosur. Naim Maloku, analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, shprehet skeptik kur bëhet fjalë për një ushtri të fortë dhe të armatosur rëndë. Sipas tij, Kosova nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

“Sa i takon ngritjes së një force të armatosur, e cila kishte me qenë ekuivalente në rrezikun që i kanoset Kosovës, pa NATO-n, për ta zëvendësuar KFOR-in, Kosova nuk ka buxhet të mjaftueshëm as për 20 vitet e ardhshme për ta ngritur një forcë, që do të siguronte integritetin territorial të Kosovës pa prezencën e KFOR-it në Kosovë”, shprehet Maloku.

Megjithatë, Maloku thotë se integrimi i Kosovës në NATO, nuk kushtëzohet me fuqinë ushtarake të një shteti. Ai konsideron se ka shtete evropiane që nuk janë të fuqishme ushtarakisht dhe janë pjesë e NATO-s.

“Mungesa e një ushtrie të pajisur mirë nuk e pengon Kosovën në proceset e integrimeve euro-atlantike”, vlerëson Maloku.

Megjithëkëtë, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, thonë njohës të rrethanave të sigurisë, mbetet i ndërlidhur me “vendimet politike”.

Qeveria e Kosovës i ka proceduar Kuvendit në vitin 2014 Ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, mirëpo ky ligj, është kthyer prapa pa u shqyrtuar. Një herë tjetër, ai nuk arriti të kalojë në mungesë të votave në Kuvend.

Për shndërrimin e FSK në FAK, nevojiten edhe ndryshimet kushtetuese në lidhje me këtë transformim.

Kuvendit do t’i nevojiten dy të tretat e votave, përfshirë edhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave, çka nënkupton arritjen e një konsensusi paraprak politik me subjektet nga radhët e komuniteteve pakicë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje