
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ia ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë ministrit të Shëndetësisë të Serbisë.
Sipas MPJD-së, ky vendim është marrë bazuar në reciprocitet, pasi Serbia ka refuzuar vizitën e ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku, në Preshevë.
“Qasja e Kosovës mbetet e bazuar në reciprocitetin dhe respektimin e rendit të saj kushtetues. Pas refuzimit të Serbisë për të lejuar ministrin Hajrulla Çeku ta vizitojë Preshevën, Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit të Shëndetësisë të Serbisë. Trajtimi i drejtë dhe i barabartë është thelbësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë të lëshuar dje.
#Kosova’s approach remains based on reciprocity and respect for its constitutional order. Following Serbia’s refusal to allow Minister @HCeku’s visit to Presheva, Kosova has declined the visit request of Serbia’s Minister of Health. Fair and equal treatment is essential.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) March 26, 2025
Po dje, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku s’është lejuar nga autoritet serbe të hyjë në Preshevë.
Sinani ka thënë se kjo është hera e dytë që pushteti i Vuçiqit po ndalon ministrin Çeku të vizitojë Preshevën.
Ajo ka thënë se ky regjim autoritar po vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi.