Kosova ia dorëzon BE-së raportin për dialogun me Serbinë

E publikuar: 23/03/2015 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka paraqitur pranë Bashkimit Evropian raportin mbi rrjedhat e dialogut të Brukselit dhe procesin e zbatimit të marrëveshjeve për periudhën 1 tetor 2014 deri më 20 mars të këtij viti

Sipas një njoftimi nga zyra e Kryeministrit, në këtë raport të nënshkruar nga ministrja Edita Tahiri, njëherësh udhëheqëse e dialogut të Brukselit për procesin e zbatimit, paraqitet vlerësimi i Qeverisë së Kosovës për progresin dhe sfidat e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë dhe Dialogut teknik të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.