Ka hyrë në ditën e gjashtë bllokada e vendosur nga Kosova ndaj maunave me naftë dhe gaz nga Serbia, raporton KTV.
Por u deshën muaj të tërë për të bindur institucionet e vendit që përfundimisht të bllokojnë maunat me derivate të naftës apo gaz që importoheshin nga Serbia.
Drejtues të Shoqatës së Naftëtarëve thonë të kenë kërkuar shumë më herët nga qeveria që të ndërmarrë masa për të mbrojtur bizneset vendëse.
Nga 22 marsi, kur është marrë vendimi për moslejim të importit të këtyre produkteve, e deri më tani, sipas të dhënave të doganave, janë kthyer mbrapsht 5 maune.
Sipas kësaj agjencie, para aplikimit të reciprocitetit, gjatë një dite ka pasur import nga Serbia në një mesatare mes 10 dhe 15 autoboteve me vajra dhe gazra të ndryshme, vlera e të cilave tejkalon 100 mijë euro, pra deri tani taksat e painkasuara arrijnë në 500.000 euro.Bllokada ka shtyrë edhe rritjen e tentimit për kontrabandim të saj.