Shkruan: Esad Ejupi
Një ndeshje futbolli mund të fitohet me angazhim, vetmohim dhe dëshirë për fitore. Kur këto tri elemente funksionojnë, pse të mos mposhtet edhe një kundërshtar me përvojë më të madhe.
Kosova, një ekip i futbollit me djem të rinjë, të motivuar dhe të etshëm për rezultate e afirmim sa më të madh ndërkombetar, por edhe dinjitoz në prezantimin sa më të mirë të shtetit Kosovë.
Ajo që e jep shpresë për rezultat pozitiv të Kosovës në këtë përballje është pa dyshim dëshira e madhe e ekipit tonë që të dal e pa mposhtur nga ky takim. Pastaj, entuziazmi që mbretron pas startit të mirë kundër Finlandes, forma e mirë e futbollistëve aktual, përkrahja e madhe që do të jap publiku nga tribunat, mungesat që ka ekipi kroat, etj.
Kur të gjtha këto gërshetohen me paraqitjen e mirë të menaxhuar në terren, ka shpresë që ekipi i Kosovës të dal faqebardhë nga ky takim.
Në anën tjetër Kroacia një kombëtare e dëshmuar ndërkombtarisht e cila ka arritur majat e suksesit qysh në vitin 1998 duke qenë e treta në Kampionin Botëror “Franca ‘98”, shumë herë ka qenë arrë e fortë për përfaqësuese tjera.
Në këtë ndeshje Kroacia hynë natyrisht si favorit, mirëpo për mantalitetin ballkanik, favoritët, sidomos kur luajnë me ekipe që konsiderohen “autsajder” dinë të dështojnë. Duhet pranuar se Kroacia do të motivohej shumë më shumë përballë një Spanje ose Gjermanie, të cilat shpesh herë edhe i ka mposhtë, e ndryshe i hynë ndeshjes me Kosovën, që për herë të parë merr pjesë në këto gara.
Pikërisht kjo mund të jetë “goditja” që mund të marrin kroatët. Rrethanë tjetër që për Kroacinë është “rënduese” e për Kosovën “lehtësuese” janë mungesat që ka ekipi kroat. Duhet pranuar se ndryshe do të ishte sikur në ekip të luanin Modriç, Rakitiç, Lovren, Pjaca, e ndryshe do të jetë kur ekipi luan pa ta. Tani është lajmëruar edhe mungesa e Duje Çop, për shkak se është sëmurë.
D.m.th. krejt këto janë rrethana që flasin për gjasa të shtuara të ekipit të Kosovës që nga kjo ndeshje të dal me rezultat pozitiv. Besojmë që lojtarët tanë nuk do të kaplohen nga “euforia” që sjell atmosfera në stadium dhe do të arrijnë të jenë vigjilentë gjatë gjithë kohës.
Futbollistët e Kosovës duhet të mbesin me “këmbë në tokë”, por edhe Kroacisë nuk duhet dhënë respekt të tepruar.
Fitorja do të ishte mrekulli, por edhe me barazim do të duhej të ishim të k’naqur.