Kosova U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”.
Pas barazimit me Lazion në kohën e rregullt dhe më pas humbjes në serinë e penalltive, djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë pasur një paraqitje shumë të mirë në përballje me Anglinë.
Kosova ka arritur të fitojë me rezultat 3-1.
Golat për Kosovën i shënuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu.
Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova e zhvillon të enjten kundër Moldavisë.
Kosova po merr pjesë me të gjitha grupmoshat në turne të ndryshëm që të fitohet eksperiencë. /Telegrafi/