Kosova ka Policinë dhe forcën e saj të armatosur që po konsiderohet sa ka përmbushur kushtet që të jetë Ushtri, por nga shtetet e fuqishme evropiane shteti i Kosovës vazhdon të mbetet vend i pasigurt.
Parlamenti gjerman ka vazhduar mandatin e trupave të Bundestagut në kuadër të KFOR-it në Kosovë edhe për një vit. Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dietmar Nietan, ka thënë se derisa situata në Kosovë mbetet e pasigurt, derisa Kosova nuk ndodhet në rrugë stabile, do të ishte e papërgjegjshme të ndërpritej misioni.
Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, mandati i KFOR-it është i nevojshëm në Kosovë së paku pesë vjet deri në forcimin e institucioneve lokale të sigurisë.
Nuredin Ibishi, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës, konsideron se Kosova ka ende nevojë për pranin e KFOR-it edhe pas transformimit të FSK-së. /Tribuna Channel/