Kosova ende pa ambasador në Shqipëri

E publikuar: 17/10/2017 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Republikës se Kosovës në Shqipëri ende vazhdon të jetë pa ambasador, ani pse ka kaluar një kohë e gjatë prej kur nga aty është larguar ish ambasadori Ramiz Lladrovci.

Aktualisht ambasadën e Kosovës në Shqipëri e udhëheq i Ngarkuari me Punë në Tiranë, Sylë Ukshini.

Qeveria e Kosovës e as Ministria e jashtme nuk kanë dashur të flasin në lidhje më këtë, derisa pyetjet i janë dërguar edhe ambasadës se Kosovës në Shqipëri.

Më parë është folur në media për mundësinë që ambasada e Kosovës në Shqipërisë udhëhiqet prapë nga Sylejman Selimi i cili para Lladrovcit ishte ambasador në Shqipëri.