Ende pa përfunduar pandemia Covid 19, bota nisi përballjen me sëmundjen e ashtuquajtur “Lia e Majmunëve”. Rastet e para të kësaj sëmundjeje janë shfaqur në SHBA dhe Evropë.
Lia e majmunëve është regjistruar për herë të parë në Nigeria në vitin 2017.
Pas Afrikës, SHBA-së dhe Kanadasë, tashmë regjistruar rastet para të shfaqjes së sëmundjes Lia e majmunëve edhe në Evropë si Spanjë, Francë, Britani e Madhe, Gjermani dhe Itali.
Në Kosovë, ndërkaq, ende nuk është shënuar ndonjë rast, thotë në një përgjigje për Radio Kosovën, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj. Ai theksoi se qytetarët duhet të jenë te qetë dhe të mos krijojnë panik, sepse “Lia e majmunëve” nuk përhapet dhe nuk është sëmundje më e fuqishme se Covid 19.
“Lija e majmuneve është tashme e pranishme edhe në vendet e Evropës dhe në Amerikë. Ne jemi duke e përcjellë me vëmendje të madhe edhe pse deri me tani nuk kemi ndonjë raste të regjistruar me ketë sëmundje në vend. Qytetarët nuk duhet të kenë ankthin që e kanë pasur me herët, sepse kjo nuk përhapet shpejt dhe nuk e ka rrezikun e përhapjes siç e ka virusi Covid-19″, tha ai.
Vishaj, tha se personat që kanë simptoma siç janë lodhja, plogështia, paraqitje të ndryshimeve në lëkurë, duhet që menjëherë të paraqiten në Klinikën Infektive:
“Simptomat e përgjithshme të kësaj sëmundje janë: temperatura, lodhja, plogështia, ndryshimet në lëkurë dhe problemet në frymëmarrje. Klinika Infektive e ka infrastrukturën e nevojshme, por edhe një numër të admirueshëm të profesionisteve të cilët në çdo kohë janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre”, tha ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tashmë ka dhënë disa informacione rreth prejardhjes se kësaj sëmundje, simptomave dhe trajtimit të saj. Instituti njoftoi se kjo sëmundje është tipike për vendet e Afrikës, pjesës Qendrore dhe Perëndimore të saj, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë nuk ka qenë karakteristikë prania e këtij infeksioni.
Lia e majmunëve është regjistruar për herë të parë në Nigeria në vitin 2017. Kjo sëmundje, tek njeriu bartet nga kafsha e infektuar dhe rastet e transmetimit nga njeriu në njeri janë të rralla dhe kjo nga kontakti i drejtpërdrejt me personin e infektuar.