Lajmet

Kosova “e vetmuar” në luftën rajonale kundër terrorizmit

07.06.2016 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova “e vetmuar” në luftën rajonale kundër terrorizmit

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe këmbimi i informatave ndërmjet institucioneve të sigurisë së vendeve të ndryshme, janë elemente thelbësore për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por në këtë pikë, Kosova përballet me probleme, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohës të rrethanave të sigurisë në vend.

Në raportin e fundit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, thuhet se “mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina pengojnë pjesëmarrjen (e Kosovës) në shumë nisma rajonale kundër terrorizmit”.

Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, si dhe mungesa e marrëdhënieve diplomatike me këto dy vende të rajonit, është pengesë kryesore për shkëmbim informatash dhe angazhimin më substancial të vendit në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në kontekstin rajonal.

“Me Serbinë dhe Bosnjën ka deficit pothuajse total të këmbimit të çfarëdo informacioni. Ndërkohë që me vendet tjera të rajonit ne kemi bashkëpunim të mirë, përgjithësisht. Diku më mirë e diku jo edhe aq kënaqshëm. Me Shqipërinë kemi bashkëpunim të ngushtë, ndërkohë që me vendet tjera, ende ka shumë punë për tu bërë”.

“Ka bashkëpunim me Malin e Zi, por me Maqedoninë ndonjëherë është pak sa më i ndërlikuar bashkëpunimi. Sido që të jetë, Kosova është shumë e hapur për bashkëpunim në këtë fushë. Natyrisht, për bashkëpunim në kanale strikte zyrtare dhe serioze”, ka theksuar ministri Hyseni.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin, gjithashtu është thënë se “anëtarësimi i Kosovës në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, është bllokuar nga shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj. Mungesa e anëtarësimit dhe mosnjohja e pengojnë bashkëpunimin rreth shumë çështjeve, përfshirë edhe kundër terrorizmit”.

Skender Perteshi, analist i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se pengesat më të mëdha ndaj Kosovës për tu bërë pjesë e iniciativave rajonale dhe ndërkombëtare në luftë kundër terrorizmit, vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, të cilat nuk e kane njohur pavarësinë e vendit.

Pengesat e tilla, ai i vlerëson si politike.

“Politika është fajtore, sepse pak a shumë, mbase edhe mund të ndikojë në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kjo për shkakun se, pasi që Kosova nuk është pjesë e këtyre iniciativave rajonale, e ka më të vështirë që të ketë qasje në informacione dhe e ka më të vështirë të shkëmbejë informacione me organizatat simotra të vendeve tjera ndërkombëtare. Kjo në mënyrë direkte e afekton luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”.

Muajin e kaluar, Kosova ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX-in, agjenci kjo e specializuar e Bashkimit Evropian për menaxhim të kufijve dhe luftimin e të gjitha krimeve tej kufitare, përfshirë edhe ekstremizmin.

Megjithatë, mospranimi i Kosovës, si shtet i pavarur, nga ana e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe 5 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, e ka lënë vendin jashtë organizmave ndërkombëtarë të sigurisë, sikurse Interpoli.

Ministri Hyseni, thekson se mungesa e shkëmbimit të informatave me organizmat e tillë dhe me iniciativat rajonale të sigurisë, e hendikepon Kosovën në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Ne kemi nevojë për qasje në këmbim ndërkombëtar të informacionit. Kryesisht dhe në rend të parë për të pasur informacione për qytetarë të huaj që hyjnë në Kosovë, që vijnë në Kosovë për vizitë. Dhe ne, nuk kemi informacione. Ka plot qytetarë të Lindjes që vijnë në Kosovë për vizita të ndryshme dhe ta zëmë që Interpoli mund të ketë informata kredibile për ndonjë të tillë. Por, ne nuk i kemi ato sepse nuk kemi bashkëpunim bilateral”, tha Hyseni, transmeton rel.

Megjithatë, ministri Hyseni ka shtuar se për sa i përket bashkëpunimit me qytetarët e Kosovës, në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, institucionet e sigurisë së vendit kanë shënuar sukses mjaft të mirë dhe sipas tij, në këtë pikë, Kosova qëndron më mirë se shumica e vendeve të Evropës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje