Kosova e pavarur si shtet i dy popujve – shqiptarëve e serbëve

E publikuar: 14/03/2018 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompromisi i vetëm dhe i vërtetë, zgjidhja e drejtë dhe e ndershme për statusin Kosovës është krijimi i bashkësive të dy popujve të barabartë, shqiptar e serb, të arritur me statusin politik juridiko – kushtetues.

Nëse arrihet kjo marrëveshje, e cila është në interesin e ndërsjellë, serb e shqiptar, Kosova në vitin 2025, si bashkësi e barabartë e dy popujve, paralelisht me Serbinë, do të bëhej anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Europian, ka thënë për gazetën “danas” të Beogradit Nenad Vasiq, bashkëpunëtor shkencor i Institutit për politikë e ekonomi ndërkombëtare nga Beogradi, themelues i asaj që ai e quan “Platformë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës: serbë e shqiptarët shumica e ndarë deri tash e te lidhja e sërishme e tyre“, transmeton Koha.net.

Sipas asaj që përcjell kjo gazetë e Beogradit, platforma që e propozon Vasiq, e bëhet fjalë për iniciativën e tij personale, ka përkrahjen e Beogradit zyrtar si skelet rreth të cilit mund të ndërtohet qasja e palës serbe në negociatat për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës. Ky propozim është në qendër të interesimit për opinionin profesional dhe Vasiq ka folur në Fakultetin e Shkencave Politike në konferencën shkencore „Kosova si çështje kombëtare shtetërore e Serbisë” mbajtur më 12 janar.

“Në këtë opsion Kosova,bashkësi e barabartë e dy popujve me këtë marrëveshje politike kushtetuese-juridike, përmes procesit të negociatave, shqiptarët, si popull numerikisht më i madh, do të ishin më përgjegjës dhe serbët si popull numerikisht më i vogël, do të kishin po ashtu përgjegjësi në territorin e pandashëm me garanci të qartë ndërkombëtare. Kjo do të ishte, në instancën e fundit, zgjidhje afatgjate, thotë Vasiq. Sipas fjalëve të tij, ky propozim është i mundshëm për realizim .

Ai thekson se parakusht themelor për zgjidhjen afatgjate të Kosovës është krijimi i Asociacionit të Komunave serbe dhe nxjerrja e statusit për të./koha.net/