Kosova e para për mbështetje të politikave të SHBA-së

E publikuar: 21/04/2015 17:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata “Gallup” ka prezantuar të dhënat e një hulumtimi rreth “Lidershipit Botëror”.

Sa i përket politikave të lidershipit amerikan, Kosova bashkë me Senegalin janë vendet që i përkrahin më së shumti ato.

Kosova dhe Rusia janë dy shtete që zënë vendet e para në dy tabela, rreth mbështetjes së politikave të lidershipit amerikanë.

Por, pavarësisht kësaj, dallimi është thelbësor. Kosova zë vendin e parë në tabelën ku paraqiten shtetet që përkrahin politikat e lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Rusia ndodhet e para në tabelën e vendeve të cilat kundërshtojnë këto politika, transmeton lajmi.net.

Në listën e shteteve që përkrahin politikat amerikane, ndodhet edhe Shqipëria, e renditur si e shtata.

Vlen të theksohet se në top 10-shen e shteteve që përkrahin politikën amerikane, nuk ndodhet asnjë shtet tjetër i Ballkanit, përveç dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.

Image