Kosova e (pa) varur nga ICMP

17.03.2015 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova e (pa) varur nga ICMP

Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, kanë paralajmëruar mundësinë e një marrëveshjeje të re bashkëpunimi.

Luigj Ndou, zyrtar politik për Kosovën, i Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky komision është duke e ndryshuar strategjinë, si një organizatë, e cila, siç ka thënë ai,“tani merret në nivel global me çështjen e personave të zhdukur dhe jo vetëm me konfliktet”.

Gjithashtu, sipas Ndout, interesimi i donatorëve për Ballkanin perëndimor, po ndryshon dhe se në këtë kuadër “duhet parë edhe çështja e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe arritjes së një standardi qëndrueshmërie me institucionet e Kosovës”.

Sipas Ndout, një marrëveshje e re me institucionet e Kosovës, nuk e përjashton mundësinë që këto të fundit ta financojnë ICMP-në për analizat laboratorike për rastet që dërgohen nga Kosova.

“Ne, në këtë drejtim jemi duke bashkëpunuar me Qeverinë dhe duke parë modalitetet e bashkëpunimit në të ardhmen. Nuk mund ta përjashtoj as këtë mundësi. Kjo tani do të varet nga disponimi edhe i donatorëve tjerë, të deritanishëm të ICMP-së dhe nga disponim i tyre për Ballkanin perëndimor”.

“Por, nuk e përjashtojmë mundësinë që ne të bëjmë një marrëveshje teknike me institucionet e Kosovës, jo vetëm për këtë fushë, por edhe për çështjen e personave të zhdukur”, ka theksuar Ndou.

Në anën tjetër, Kushtrim Gara, zyrtar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se Qeveria e Kosovës e ka të pamundur ta kompensoj punën e deritashme të ICMP-së në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur , si pasojë e luftës në Kosovë dhe të cilën, ICMP e ka bërë pa asnjë kompensim.

Por, siç thotë ai, në rrethanat e reja, në të cilat gjendet edhe ICMP, Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për një marrëveshje të re me të.

“Është e vërtetë që edhe ne, së bashku me ICMP, kemi vlerësuar si të nevojshme fillimin e procedurave për një marrëveshje të re bashkëpunimi, e cila para së gjithash, do të reflektonte mbi zhvillimet e fundit të krijuara”.

“Për një gjë, duhet të jemi të sigurt të gjithë, sepse – siç kemi pasur rastin e fundit, përkatësisht “rastin e Qabratit’, por edhe rastet tjera të mostrave të dërguara nga Kosova – bashkë me ICMP-në jemi shumë të përkushtuar dhe insistojmë që asnjë rast i mbetjeve mportore që është proceduar nga territori apo nga Republika e Kosovës, të mos mbetet pa rezultat si pasojë e mungesës së mjeteve financiare”.

Megjithatë, çfarë nëse Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, selia e të cilës në regjionin e Ballkanit perëndimor ndodhet në Sarajevë, vendos eventualisht që të largohet nga regjioni?

Ndou thotë se ICMP, ka paraparë që një gjë e tillë edhe mund të ndodhë..

“Ideja jonë dhe insistimi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë që, pasi që institucionet ndërkombëtare të largohen nga Kosova, të ketë institucione të qëndrueshme që do të merren me procesin, sepse është shumë e qartë që ky proces nuk mund të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtë dhe do të duhet kohë që, edhe pasi që ICMP të largohet dhe pasi që institucionet tjera të largohen, institucionet e Kosovës do të ballafaqohen dhe do të vazhdojnë të ballafaqohen me këtë problem”.

Por, a kanë institucionet e Kosovës, tash për tash, mekanizma dhe kuadro, të cilat mund të jenë të gatshme ta marrin mbi vete punën që e kryen ICMP-ja, pas largimit të saj eventual nga regjioni?

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, vlerëson se Kosova nuk i ka ato mundësi tash për tash, por krjimi i këtyre mundësive, sipas tij është i domosdoshëm.

“Kosova duhet t’i arsimojë kuadrot, duhet të krijojë laboratorin. Në qoftë se ekziston laboratori në Agjencinë e Forenzikës, atëherë, të fuqizohen njerëzit, të trajnohen të tillët”.

“Normalisht, ne e dimë edhe nga më herët se shumica e njerëzve apo ekspertëve të tillë, pas shkollimit, për shkak të pagave të vogla ata po ikin. Duhet ta pranojmë edhe këtë çështje. Thjeshtë,duhet të kemi një qasje, një strategji afatgjate, ku njerëzit duhet të ruhen”.

Ndryshe, Gara ka theksuar se strategjia e Qeverisë së Kosovës në raport me këtë çështje , do të bazohet mbi strategjinë dalëse të ICMP-së dhe se ekzistojnë disa mundësi që duhet shqyrtuar pas tërheqjes eventuale të ICMP-së.

Megjithatë, ai e quan të pafavorshëm faktin e mungesës së ekspertëve të nevojshëm, për tu angazhuar në institucione kompetente apo laboratore, për analizat e nevojshme për zbardhjen e identitetit të personave të zhdukur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin