Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ri-pranimin dhe Protokollin për zbatim të kësaj marrëveshjeje, si dhe Protokollin për ndjekjen e menjëhershme ndërkufitare.
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili më këtë rast ka qëndruar për një vizitë njëditore në Shkup të Maqedonisë, tha se marrëveshjet dhe protokollet janë jashtëzakonisht të rëndësishme sa i përket bashkëpunimit të dy vendeve fqinje, shkruan Lajmi.net.
”Prioritetet që kemi në Kosovëështë që bashkërisht t’i luftojmëfenomenet dhe trendët negative. Po ashtu luftën kundër krimit të organizuar, radikalizmittëdhunshëm, terrorizmit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne synojmë që të jemi pjesë e organizatave ndërkombëtare si: INTERPOL-i dhe EUROPOL-i”, theksoi ministri Sefaj.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, tha se në Maqedoni janë duke u marrë me një serë reformash, qëdo të forcohen institucionet e sigurisë, në mënyrë që të krijohet një sistem për mbrojtjen e shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe shkërbimin e informatave për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së pa ligjshme.




















