Kosova e gatshme për “finalen” me Finlandën

E publikuar: 05/09/2017 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja që “zgjati” dy ditë me Kroacinë, udhëtimi i gjatë dhe vetëm një stërvitje në Shkodër, ia vështirësojnë punët përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen me Finlandën, që vlerësohet si një finale e ciklit eliminator për botërorin “Rusia 2018”.

Natyrisht, nuk është finale për të siguruar kualifikimin, por finale, përkatësisht rasti më i mirë për të arritur fitoren e parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndeshja mes Kosovës e Finlandës luhet të martën (sot) nga ora 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Vetëm një stërvitje ka pasur përfaqësuesja e Kosovës para kësaj përballjeje. Ka stërvitur të hënën mbrëma në stadiumin ku edhe luhet sfida.

Kosova eliminatoret i mbyll muajin tjetër me ndeshjet ndaj Ukrainës në Shkodër dhe Islandës në Reykjavik. Me Ukrainën dhe Islandën duke luftuar për kualifikim, ndeshja me Finlandën shihet rasti i vetëm për të arritur fitore në këtë cikël.