Këshilli i Ministrave në kuadër të Bashkimit Evropian do të diskutojë nesër edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, në Luksemburg.
Pesëshja diplomatike e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së qëndruan për vizitë në Prishtinë dhe Beograd, pas agresionit të grupit kriminal serb me datën 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Këshilli që do të mblidhet që në orët e para të mëngjesit do të diskutojë edhe situatën në Izrael dhe në rajon.
Kujtojmë se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të shtunën në Kosovë tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjera.
Lajçak bëri thirrje që sulmi të hetohet plotësisht dhe sulmuesit të përballen me pasojat, teksa shtoi ndaj dialogut s’ka alternativë, pasi i njëjti sjell normalizim të marrëdhënieve.
Pjesë e takimit me Kurtin ishin edhe emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.