Kosova dhe RMV-ja nënshkruan marrëveshje me ndikim në ekonomi

E publikuar: 18/11/2024 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjeve me qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal është qëllimi i marrëveshjeve të nënshkruara.

Përmirësimi i infrastruktrës rrugore, ai tha se është kryesore për çka në këtë drejtim si tha Kurti  u nënshkruan  dy protokolle për lëvizjen e lirë.

Pas shumë kohë pritje, kryeministri Kurti tha se më në fund do të kemi kontrolle pikat kufitare.

“Pas shumë kohë pritej më në fund do te kemi kontrol të përbashkët në për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë”, tha ai.

Kurti tha se në kuadër të marrëdhënive me RMV  Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shkëmbimit të energjisë elektrike dhe shkëmbimit të thëngjillit.

“Patëm një takim bilateral të dytin në më pak se katër muaj. Kosova dhe Maqedonia nuk kanë mos marrëveshje, kemi edhe komunikim të vazhdueshëm. Ekonomia, tregtia, arsimi, shëndetësia, turizmi dhe bashkëpunimi rajonal janë vetëm disa prej tyre. Përmirësimi i infrastrukturës që lidh dy vendet tona.. E dyta ishte memorandumi i mirëkuptimit në sektorin e energjisë. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shkëmbimit të energjisë elektrike dhe shkëmbimit të thëngjillit. Dhe e treta është memorandumi i bashkëpunimit në arsim. E falënderoj Maqedoninë e Veriut në forcimin e partneritetit në interes të dy vendeve tona”, tha Kurti.

Kryeministri maqedonas Mickoski tha se gjatë takimit u kontraktuan hapa dhe nisma konkrete që do të kontribuojnë në lidhjen e transportit dhe energjisë që do të kenë ndikim në ekonomi.

“Takimi ishte jashtëzakonisht produktiv me dialog të hapur dhe transparent. Biseduam për një spektër të gjerë të çështjeve.  Kontraktuam hapa dhe nisma konkrete që do të kontribuojnë në lidhjen e transportit dhe energjisë që do të kenë ndikim në ekonomi. Investimi në këto fusha dhe investimi në ardhmen e përbashkët. Jemi të bindur që ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është BE-ja. Është koha që t’i zgjedhim çështjet ekonomike, ky takim është për këtë çështje. Është koha të bisedojmë për ardhmen në vend që të flasim për të kaluarën”, tha Mickoski./EO