Kosova dhe Maqedonia vende pjesërisht paqësore, ndëra Shqiipëria dhe Serbia plotësisht paqësore

E publikuar: 31/10/2015 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Treguesit Global të Paqes për vitin 2015, publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, vendet/kombet evropiane llogariten të jenë më paqesorët, ndërsa ato afrikane janë më së paku paqesore.

Në këtë tregues, Kosova, edhe pse ka dalur nga një luftë shkatërruese, llogaritet të jetë vend relativisht paqësor (69), pak më mirë se Maqedonia (71), por më keq se Shqipëria (52) apo Serbia (46).

SHBA-të renditen gjithashtu si vend relativisht paqësore (96), kryesisht për shkak të ndërhyrjeve ushtarake jasht kufijve të saj dhe shpenzimeve marramendëse në ushtri, transmeton infosot.com.

Gjatë vitit të kaluar, 69 vende kanë raportuar vdekje të kombinuara të gjithsej 20,000 njerëzve nga terrorizmi, një ngritje prej 60% nga vitit paraprak.

Prej këtyre, 85% kanë ndodhur në Nigeri, Siri, Irak, Afganistan dhe Pakistan, thuhet në raport.