Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen e Programit Ndërkufitar IPA III, përfitojnë mbi 8 milionë euro

E publikuar: 29/03/2024 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi, kanë nënshkruar të premten marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja është nënshkruar nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se nga kjo marrëveshje, Kosova dhe Mali i Zi përfitojnë 8.4 milionë euro.

“Ky bashkëpunim do të avancohet dukshëm duke u kujdesur për zbatim të plotë të marrëveshjes. Marrëveshja i mundëson Kosovës dhe Malit të Zi të përfitojnë 8.4 milion euro. Qëlimi është peomovimi i fqinjësisë së mirë, zhvillimi social dhe ekonomik… Është planifikuar themelim i një task-force të përbashkët, që do të mbikëqyrë zbatimin e programit. Kjo marrëveshje i kontribuon bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve”, tha ai.