Kosova dhe Mali i Zi bashkëpunim në bujqësi

E publikuar: 20/05/2015 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Kosovë,Radovan Miljaniq, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë.

Ministri Krasniqi, ka shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin rajonal, e në këtë rast edhe me Malin e Zi, me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në të dy shtetet.

Ai ka folur edhe për diskutimet që ka pasur me homologun e tij malazez, Petar Ivanoviq, me të cilin do të kenë kontakte të vazhdueshme për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit, të cilat do të parashihen edhe në një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Nga ana e tij, ambasadori Miljaniq, ka rikonfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tej në projektet që ndërlidhen me këtë sektor. Ai ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova mund të thellojnë edhe me tej bashkëpunimin në të mirë të zhvillimit të dy vendeve, thuhet në njoftimin e MBPZhR-së.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020