Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin

E publikuar: 20/01/2016 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, e cila i dorëzoi letrat kredenciale, njofton zyra për informim e presidentes.

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Republikës së Kroacisë i kanë ofruar qytetareve dhe institucioneve Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis dy vendeve, në çdo fushë me interes dypalësh, me theks në atë ekonomike.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për Kosovën, sidomos në procesin e konsolidimit dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në proceset drejt integrimit në Bashkimin Evropian.