Kosova, Bosnja e Mali i Zi dalin me deklaratë të përbashkët pas takimit në New York

E publikuar: 23/09/2021 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq janë takuar sot në New York gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ata diskutuan zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.