Lajmet

Kosova beson në dyert e hapura të BE-së edhe pas daljes së Britanisë

24.06.2016 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova beson në dyert e hapura të BE-së edhe pas daljes së Britanisë

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian paraqet jo vetëm një lajm të trishtuar për BE-në, por edhe për Kosovën dhe të gjitha vendet që aspirojnë integrimet evropiane, ka thënë ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ministri Çollaku ka deklaruar se kjo ditë është e trishtuar, sepse një shtet shumë i fuqishëm, një demokraci e konsoliduar, një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, në mënyrë krejt legjitime dhe demokratike ka vendosur që ta lë Bashkimin Evropian dhe i vetëm të vazhdojë tutje.

“Sa i përket reflektimit që do të ketë në Bashkimin Evropian, ndoshta është herët të flitet, por mendoj që BE-ja nuk do të jetë e njëjtë pa Britaninë e Madhe”, ka thënë Çollaku.

Kjo dalje, ka nënvizuar ai, do të mund të nxitë reagime të njëjta edhe tek shtete tjera anëtare të BE-së.

“Uroj që kjo të mos ndodh, sepse mendoj që rrezikimi i funksionimit të BE-së me dalje eventuale të shteteve tjera anëtare do të ishte një fatkeqësi e madhe për Evropën dhe gjitha shtetet tjera që nuk janë anëtare, por aspirojnë këto integrime, siç është Ballkani Perëndimor”, ka theksuar Çollaku.

Në Kosovë, sipas tij, është punuar shumë për reformat të cilat si qëllim kanë përafrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Jo vetëm BE-ja, por edhe Kosova po e humb një shtet aleat brenda BE-së, ka theksuar Çollaku.

“Ne po humbim një anëtar të BE-së, që ishte ndër shtet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka folur hapur për nevojën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe tani ne nuk e kemi më këtë aleat, sikurse që nuk e ka i gjithë Ballkani Perëndimor”, ka thënë Çollaku.

“Imagjinojeni se çfarë mesazhi dërgon dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja për neve, shtetet që jemi aspirante dhe kemi pretendime të bëhemi pjesë e BE-së”, është shprehur ai.

Ndërkohë, njohësi i proceseve integruese evropiane, Avni Mazreku, thotë se pasojat kryesore të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja do të jenë në aspektin politik, ekonomik dhe juridik.

“Janë më tepër se 50 për qind e eksporteve të Britanisë së Madhe që lidhen me tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian”, ka thënë Mazrekaj për Radion Evropa e Lirë.

Vendet ekonomikisht të fuqishme në botë, si Japonia dhe India, të cilat e kanë përdorur Britaninë e Madhe për investime (mbi 50 miliard euro vetëm Japonia), tanimë, ka nënvizuar Mazreku, kanë filluar t’i krijojnë shqetësimet e para, pasi që investimet e tyre kanë ndodhur për shkak të këtij tregu – tregut të BE-së.

Përveç dimensionit ekonomik, dalja nga BE-ja mund të nxis edhe efekte politike, në radhë të parë me ri fuqizimin e ideve në Skoci e Irlandë të Veriut për shkëputje nga Britania e Madhe.

Por, për dallim nga deklaratat e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, të cilët e shohin me ndikimin negativ daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, analisti Mazreku beson se zhvillimet nuk do të jenë aq negative.

“Politika e zgjerimit do të merr rëndësi edhe më të madhe sesa që ka pasur deri më tani. Arsyeja e parë është që të kompensohet dalja e britanikëve nga BE-ja dhe mbajtja e numrit konstant të konsumatorëve brenda tregut të BE-së”, ka thënë Mazreku.

Sipas tij, politikat e zgjerimit vetëm sa mund të intensifikohen tani duke vënë një pikë kthese dhe duke i margjinalizuar disa teknokratë evropian, të cilët nuk lejuan unifikimin e politikës së BE-së karshi vendimeve të mëdha, siç ishte rasti edhe me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku pesë vende anëtare nuk e njohin ende shtetin më të ri evropian.

Mazreku nuk beson se shembulli i Britanisë së Madhe do të ndiqet edhe nga vende tjera anëtare të BE-së.

Vota britanike kundër mbetjes në BE, sipas ministrit Bekim Çollakut, por edhe analistit Avni Mazreku, mund të nxisë debate rreth reformave brenda BE-së, në mënyrë që organizata të mund të funksionojë tutje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje