Kosova bëhet me “polici” kulturore

E publikuar: 06/02/2018 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labërie Dakaj, Berat Hadri dhe Pajtim Zogaj u emëruan inspektorët e parë të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Sapo morën detyrën nga ministri i kulturës Kujtim Gashi, u nisën në teren, ku do të bëjnë mbikëqyrjen e monumenteve, njofton Klan Kosova.

Hadri thotë se pasi që të përfundojë hartimi i rregullores për trashëgimi, inspektorati do të ndëshkoj të gjithë ata që i dëmtojnë objektet e që kanë status të mbrojtur./GazetaExpress/