Kosova arrin barazimin me Zvicrën në minutën e fundit

E publikuar: 09/09/2023 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbyllet ndeshja. Kosova dhe Zvicra ndajnë pikët.

90+4′ GOOOOL. Kosova barazon rezultatin në fundin e ndeshjes.

90+2′ Mërgim Vojvoda ndëshkohet me karton të verdhë.

+4 minuta lojë shtesë.

88′ Provon Itten, por goditja e tij bllokohet nga Aliti.

85′ Mërgim Vojvoda provon me një goditja nga distanca, por goditja e tij përfundon në duart e portierit Sommer.

84′ Dy zëvendësime te Zvicra; largohen Xherdan Shaqiri dhe Remo Freuler, inkuadrohen Noah Okafor dhe Djibril Sow. Shaqiri lë fushën nën duartrokitjet e të gjithë tifozëve.

81′ Largohet Milot Rashica, debuton Meriton Korenica.

79′ Gol. Zvicra rikthen epërsinë. Goditja e Freuler devijohet nga Amir Rrahmani dhe topi përfundon në rrjetë.

77′ Zhegrova depërton bukur nga e djathta, por gjuajtja e tij bllokohet në fund.

74′ Gjuajtje e rrezikshme me kokë nga Freuler, por topi shkon jashtë porte.

69′ Zëvendësim te Kosova. Hadërgjonaj inkuadrohet në vend të Florian Loshajt.

65′ GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Vedat Muriqi barazon rezultatin

60′ Goditje e bukur nga Muriqi, por gjuan jashtë

54′ Zëvendësim te Kosova. Bernard Berisha largohet, në vend të tij hyn Ermal Krasniqi

45′ Fillon pjesa e dytë.

-Dy zëvendësime te Kosova. Inkuadrohen Florent Muslija dhe Edon Zhegrova, largohen Betim Fazliji dhe Valon Berisha.

– Përfundon pjesa e parë me epërsinë minimale të Zvicrës – 0:1.

+3 minuta lojë shtesë.

42′ Florian Loshaj ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Karton i verdhë për Fidan Alitin.

39′ Vedat Muriqi rrezikon me kokë, Akanji bën ndërhyrje të guximshme në për ta penguar.

33′ Ricardo Rodriguez godet fuqishëm, por drejt e në duart e Aro Muric.

27′ Harkim i mirë nga Paqarada, por goditje e Muriqit me kokë përfundon jashtë porte.

25′ Amdouni godet, por pa rrezik për portën e Kosovës.

18′ Muriqi godet bukur, por intervenon Sommer

16′ Super rast për Kosovën, Bernard Berisha gjuan jashtë. Por kishte pasur pozicion jashtë loje paraprakisht

14′ Zvicra shënon gol. Freuler realizon pas një aksioni të bukur.