Autoritetet gjyqësore në Zvicër kanë miratuar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të zyrtarit të futbollit nga Venezuela, Rafael Esquivel.
Ekstradimi është pjesë e një hetimi për korrupsion brenda Federatës Botërore të Futbollit, FIFA.
Esquivel është ish-president i Federatës së Futbollit të Venezuelës.
Ai ka qenë në mesin e shtatë të arrestuarve në muajin maj në Cyrih, në prag të zgjedhjeve presidenciale të FIFA-s.
Një total prej 14 zyrtarësh të futbollit janë akuzuar nga SHBA-ja për korrupsion.
Nëntë nga ta kanë qenë zyrtarë të FIFA-s dhe pesë drejtues të korporatave.
Esquivel akuzohet për marrje ryshfeti në vlerë prej miliona dollarësh.