Ne duhet të jemi të vëmendshëm mos të bëjmë ndonjë gabim që të cenojmë shtetësin e Kosovës pasi që diplomacia e Serbisë dhe e shteteve mbështetëse të saj janë në një ofenzivë ku duan ta rrezikojnë shtetësinë e Kosovës.
Por politika Kosovare është para një sfide e cila mund të dështojë si rezultat i mos koordinimit të agjendave shtetrore dhe mungesa e një uniteti politik në të mirë të vendit.
Së pari: Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë një epilog përfundimtarë me njohje reciproke;
Së dyti: Pas njohjes reciproke, si shtete të pavarura mund të ulen dhe të shtrojn kërkesat e tyre lidhur me korrigjimet eventuala apo shkëmbimet eventuale të territoreve, ku si dy shtete mund të gjejnë një zgjidhje por në këtë nivel bisedat mandej janë me një nivel më të barabart dhe me kërkesa të qarta pa luftë të ashpër diplomatike por me një konsensue në interes të dy shteteve ndryshe jo;
Së treti: Shtetet që na kanë njohur me kufijët aktual nuk kanë asnjë dilem kur kemi një marrëveshje përfundimtare, por në rastë se ndodhë korrigjimi tani Kosova mund ta rrezikoj edhe shtetësin e saj!
Prandaj mos të harrojm se vizita e Vuqiqit kishte mesazhe të qarta në raport me Kosovës:
1. Vuqici tha, Millosheviqi lider i madh, kishte qëllim të mirë por nuk mundi të arrinë këto qëllim, ANALIZONE;
2. Po e përsërisë nga shkrimi më i hershëm datë 09.09.2018, ERDHI NË VENDIN E KRIMIT;
3. Po i glorifikon gjeneralët që bënë krimin;
4. Po feston vizitën në Beograd;
5. Vizita e Ujmanit;
Duhet të kemi kujdes së nëse se keni kuptuar se me kënde kemi punë e përjetuam edhe njëherë!
Për çështje Nacionale duhet të jemi bashkë!