Pak ditë më parë në medie ishte raportuar për gjendjen e vështirë ekonomike të familjes Mehana nga një fshat i Komunës së Podujevës.
Mirëpo, gjendjen e rëndë ekonomike të kësaj familje e rëndon edhe më shumë shëndeti i vajzës 8 vjeçare, Fabiolës.
Fabiola e cila kishte lindur me një sintomë të rrallë në tru, ku për pasojë edhe gjymtyrët e saj edhe janë paralizuar.
Babai i saj Nazmiu, ka thënë se për shkak të kushteve të vështira nuk ka arritur që t’ia siguroj vajzës së tyre të vetme një karrocë.
Mirëpo, korporata “Rugove”, e ka gëzuar familjen Mehana duke i dhuruar një karrocë për Fabiolën, transmeton zeri.info.
Kjo korporatë të premten në mbrëmje i ka dorëzuar familjes Mehana karrocën për vajzën e tyre.
Ky fakt e ka gëzuar tej mase këtë familje, pasi që iu plotësua dëshira që kishin prindërit e Fabiolës. /Zëri/