Korenica – Osmanit: Kosova s’ka nevojë për aludime, trego çfarë rreziku paraqet Kurti

E publikuar: 06/03/2026 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Visar Korenica ka reaguar deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo në mënyrë të tërthortë ka lënë të kuptohet se kryeministri Albin Kurti paraqet rrezik për Kosovën.

Korenica ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, atëherë presidentja ka obligim ndaj qytetarëve që ta thotë qartë se për çfarë rreziku bëhet fjalë.

“Presidentja sot, në konferencë për media, në mënyrë të tërthortë la të kuptohet se Albin Kurti paraqet rrezik për Kosovën. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ajo ka obligim ndaj qytetarëve ta thotë qartë dhe pa ekuivoke: për çfarë rreziku bëhet fjalë? Kosova nuk ka nevojë për aludime, por për të vërtetën. Fol Presidente. Fjala është për ty”, ka shkruar Korenica.