Koreja Jugore dhe SHBA-ja me stërvitje ushtarake, tërbohet Koreja Veriore

E publikuar: 21/08/2017 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore janë duke kryer stërvitje ushtarake vjetore të cilat vazhdimisht e tërbojnë Korenë Veriore, përkundër thirrjeve për t’i ndalur ato.

Javën e kaluar, Koreja Veriore u tërhoq nga kërcënimet për të dërguar raketa drejt ishullit amerikan të Paqësorit, Guam, por theksoi se do t’i vështrojë veprimet e SHBA-së, transmeton Express.

Peniani tashmë i ka dënuar këto ushtrime duke i cilësuar si hedhje të benzinës në zjarr.

Uashingtoni i ka përshkruar stërvitjet si ushtrime të natyrës së mbrojtjes, por Veriu i sheh ato si përgatitje për pushtim.

Kina dhe Rusia propozuar në korrik që stërvitjet ushtarake të ndërpriten në shkëmbim të ngrirjes së testimeve raketore.

Por, kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Joseph Dunford, tha javën e kaluar se stërvitjet ushtarake nuk janë momentalisht në tavolinën e bisedimeve të çfarëdo niveli dhe se ato do të mbahet siç është planifikuar.

Rreth 17.500 trupa amerikane dhe 50.000 nga Koreja Jugore janë të përfshirë në stërvitje, të cilat do të zgjasin 10 ditë./Express/