Ushtria e Koresë së Jugut thotë se Koreja Veriore e ka lansuar një raketë që dukej së ishte lëshuar nga një nëndetëse e pajisur me raketa bërthamore balistike, por ky test ka dështuar qysh në fillim.
Lansimi i kryer në bregdetin lindor të gadishullit korean është i fundit në serinë e testimeve të kryera nga Koreja Veriore me qëllim të avansimit të teknologjisë e cila mund të përmbajë koka bërthamore.
Ky test është kryer një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore janë zotuar për të vendosur një sistem anti raketor për t’iu kundërvënë kërcënimeve nga Pheniani.
Departamenti amerikan i Shtetit e ka dënuar këtë test duke thënë se kjo i shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Edhe kryeministri japonez, Shinzo Abe e ka dënuar testin e 9 korrikut duke thënë se kjo është një “sfidë e vërtetë për rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur sanksione të reja të fuqishme si përgjigje ndaj testit të katërt bërthamor të Koresë së Veriut./rel/