Koreja e Veriut hap birrarinë e parë që shërben birra për popullin

E publikuar: 18/12/2024 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, është hapur birraria e parë. Pamje filmike, të sponsorizuara nga fushata propagandistike e qeverisë, tregojnë se birraria e stilit perëndimor është ndërtuar në një nga lagjet e reja të qytetit.

Vizitorët mund të blejnë birrën vendase “Taedonggang”, e cila prodhohet në një fabrikë që qeveria e bleu nga Anglia dhe e montoi në Korenë e Veriut në vitin 2002, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.

“Këtu në rrugën “Rimhung”, kjo birrari u ndërtua falë sekretarit tonë të përgjithshëm, i cili dëshiron që populli ynë të shijojë një jetë më të mirë”, thotë Gang Bong Suk, menaxher i birrarisë, Phenian.

Ndërsa Pheniani reklamon një kulturë të pasur koreano-veriore për birrat, në vend ajo mbetet një pije për elitat. Shumica e popullsisë, kryesisht ajo rurale, lufton çdo ditë me varfërinë dhe pasigurinë ushqimore.

Njerëzve u duhet të shkëmbejnë kuponat e ushqimit në mënyrë që të blejnë birrë dhe shumica nuk mund ta përballojnë këtë.

Vetëm në Phenian, burrave u jepen ekskluzivisht kupona birre. Ndërsa në pjesën rurale, njerëzit duhet të bazohen vetëm tek birra e cilësisë së ulët që prodhojnë vetë.

Për shkak të këtyre kufizimeve, birrari të tilla do të frekuentohen vetëm nga elitat e Phenianit dhe një numër i vogël turistësh të huaj.